Partitë politizojnë komisionin e medieve
Partitë politike kanë nisur procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad hok për mbikëqyrjen e raportimit të medieve gjatë periudhës parazgjedhore. Kompletimi i komisionit duhet të përfundoj 10 ditë para takimit të partive, më 31 gusht, kur duhet të vendoset për datën e zgjedhjeve. Por njohësit e çështjeve mediatike thotë se partitë, në vend të reformave dhe sigurimit të pavarësisë së medieve, me këtë komision edhe më shumë do të politizojnë ato, me vet faktin se anëtarët e këtij trupi propozohen nga partitë.