Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se nota verbale e Ambasadës turke në Prishtinë “është e pazakontë dhe e papranueshme dhe njëkohësisht një mbireagim i saj”.
Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa Lirë se “është koha që Serbia ta nxjerr Kosovën nga preambula e Kushtetutë së saj”. Ajo tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se “në fund të procesit të dialogut do të ndodh njohja reciproke ndërmjet dy vendeve”.
“Serbia gjatë gjithë procesit të privatizimit të Brezovicës ka pasur tentativa që ta dështojë. Ka pasur edhe një letër që iu është dërguar investitorëve potencial nga ana e Serbisë, por nuk besoj që ka pasur rol vendimtar", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gazetari amerikan, Joby Warrick, thotë se procesi i radikalizmit në Ballkan ka ndodhur pjesërisht për shkak të grupit militant Shtetit Islamik.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja nuk do konflikt të hapur ndërkufitar dhe për këtë është pajtuar edhe qeveria në Prishtinë. Ajo tha se i takon tani qeverisë së Kosovës që ta gjejë mënyrën e votimit në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “feja dhe njëkohësisht edhe bashkësitë etnike në Maqedoni nuk trajtohen në mënyrë të barabartë”.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i tha Radios Evropa e Lirë se dhuna politike në Kuvend, në muajt e kaluar, e ka pamundësuar pranimin e Kosovës në UNESCO dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në institucionet ndërkombëtare dhe njëkohësisht i ka kushtuar asaj ekonomikisht.
“Në fund të muajit tetor të këtij viti një delegacion i bizneseve amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë në Kosovë që të shohin mundësitë e investimeve direkte këtu”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Shefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci, i tha Radios Evropa e Lirë se “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që do”.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch ka lëshuar alarmin për fëmijët me aftësi të kufizuara që gjenden nëpër institucione për mirëqënie sociale në Serbi.
Kuvendi i Kosovës s'do ta sfidojë të ardhmen euro-atlantike për çështje të interesave të politikës dhe do ta ratifikojë demarkacionin, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Trego më shumë