Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.
Dokumentim i Projektit GNU
GNU dhe dokumentim tjetër i lirë mund të kihet përmes metodave vijuese:
- Shumica e doracakëve GNU gjenden online në formate të ndryshëm.
- Lista e Software-it të Lirë përfshin lidhje te dokumentimi.
- planet.gnu.org është një grumbull blogjesh dhe njoftimesh të reja lidhur me paketa GNU.
- Shitorja online e FSF-së: Libra të shtypur, bluza, postera, dhe të tjera.
- Libra të lira nga të tjerë botues: Libra të shtypur, nga të tjerë botues, nën leje të lira dokumentimi.
Parime dokumentimi te GNU
Ne besojmë se lexuesi do të duhej të ishte i lirë të kopjojë, përditësojë dhe rishpërndajë dokumentime të GNU-së, njësoj si software-in GNU.
Në ato fillime, krejt dokumentimi ynë ka qenë hedhur në qarkullim sipas një leje të shkurtër copyleft, ose nën lejen GNU General Public License (GPL). Më 2001 u krijua leja GNU Free Documentation License (FDL) për të trajtuar raste që nuk arrinin t’i mbulonin lejet e konceptuara fillimisht për software. Për më tepër të dhëna rreth dokumentimit të lirë, ju lutemi, shihni sprovën e Richard Stallman-it, “Software i Lirë dhe Doracakë të Lirë”. Një version Texinfo i asaj sprove mund të kihet për ta përfshirë në doracakë.
Kontribuoni
Ju lutemi, ndihmonani të shkruajmë më tepër dokumentime! Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme për të kontribuar në lëvizjen e software-it të lirë. Për më tepër hollësi mbi të dhe mbi mënyra të tjera se si të ndihmohet, klikoni këtu.
GNU Press: një tjetër rrugë për të kontribuar është të na ndihmoni të zgjerojmë praninë në librari të librave nga GNU Press. Për këtë, ose për çfarëdo arsye tjetër, mund të lidheni me GNU Press-in.
Sistemi Operativ GNU![[Logo FSF-je]](/National_Library/20160330061658im_/https://www.gnu.org/graphics/fsf-logo-notext.png)