Jerusalemi
| Jerusalemi hebraisht Jeruschalajim ירושלים arabisht al-Quds القدس (″e shenjta″) |
|||
|---|---|---|---|
| Njohur si | ″E Shenjta″, ″Qyteti i Paqesë″ ose ″Qyteti i Shenjtë″ |
||
| Pamje e qytetit të vjetër me Kupolën e Shkëmbit | |||
|
|
|||
| Shteti | |||
| Komuna | Jerusalem | ||
| Distrikti | Jerusalem | ||
| Kryetari i Bashkisë | Nir Barkat (i pavarur) | ||
| Sipërfaqja | 125,156 km2 | ||
| • aglomerati | 652 km2 | ||
| Lartësia | 754 m (m.n.d.) | ||
| Popullsia | 890.428 banorë | ||
| • aglomerati | 1.029.300 banorë | ||
| Vendasit | Jerusalemase/Jerusalemas | ||
| Zona Kohore | UTC+2 | ||
| Verore | UTC+3 | ||
| Kodi Postal | 91000-91999 | ||
| Prefiksi | (+972) 02 | ||
| Aeroporti | Aeroporti Ben Gurion | ||
| Faqja Zyrtare www.jerusalem.muni.il | |||
Jerusalemi (hebraisht Jeruschalajim ירושלים, arabisht al-Quds القدس, greqisht e lashtë Ierosólyma Ἱεροσόλυμα, latinisht Hierosolyma, turqisht Kudüs) ose Jeruzalemi ose Kudys është një qytet i lashtë në Lindjen e Mesme midis Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur në një lartësi prej 650-840 m mbi nivelin e detit. Gjendet në lindje të Tel Avivit, në jug të Ramallahut, në perëndim të Jerikosë dhe veri të Betlehemit. Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit, megjithëse ky emërtim dhe aneksimi i pjesës lindore të qytetit nga Izraeli janë çështje te grindjeve ndërkombëtare.
Përmbajtja
Lagjet[redakto | redakto tekstin burimor]
Në vazhdim janë lagjet e Jerusalemit të listuara:
|
|
Historia[redakto | redakto tekstin burimor]
Historia e Jerusalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jerusalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.
Jerusalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jerusalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Judaizmit dhe Krishterimit.
Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jerusalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jerusalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jerusalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jerusalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jerusalemit është poashtu i diskutueshëm.
Jerusalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[1] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.
Feja[redakto | redakto tekstin burimor]
Në Jerusalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.
Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.
Edukata[redakto | redakto tekstin burimor]
Jerusalemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jerusalemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.
Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]
- Faqja zyrtare e Komunës së Jerusalemit (në hebraisht, arabisht dhe anglisht)
Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]
- ^ "Censusi i popullsisë" (PDF). Ministria e Brendshme e Izraelit. 2013. Marrë më 2015-04-05.