Wikipedia
| Webfaqja | http://www.wikipedia.org/ |
|---|---|
| Komercial | Jo |
| Tipi i faqes | Enciklopedi interneti |
| Regjistrim | Fakultativ |
| Gjuha(t) e gjendshme | 257 botime aktiv (276 total)[1] |
| Pronari | Wikimedia Foundation |
| Krijuar nga | Jimmy Wales, Larry Sanger |
| Lëshuar më | 15 janar 2001 |
Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia gjithashtu dhe si Vikipedia / [ˌvɪkiˈpeːdia]) është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota. Wikipedia është një faqe Wiki.
Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhën angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Wikimedia Foundation. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.
Gjithçka tek Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse. Për më shumë informacion shikoni Mbi të drejtat e autorit.
Wikipedia shqip
Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 63.813 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 63-të në rangun Meta.[1]
Referenca
Lidhje të jashtme
| Projekte të Wikimedia Foundation |
|---|
| Wikibooks • Wikimedia Commons • Wiktionary • Wikinews • Wikipedia • Wikiquote • Wikisource • Wikispecies • Meta-Wiki |
