Kontrolloni Shtojcat Tuaja

Shtojcat vënë në punë videot, animacionet dhe lojërat në Firefox-in tuaj. Mbajeni gjendjen e tyre nën vëzhgim dhe kijini ato gjithnjë të përditësuara.

Mos harroni të rinisni Firefox-in tuaj pasi të kryeni krejt përditësimet e këshilluara.

Pyetje të Zakonshme rreth Shtojcash

Ju duhet ndihmë? Vizitoni Asistencën e Mozilla-s.

Ç’është një shtojcë?

  • Shtojcat janë copëza software-i që bëjnë të mundur parjen në shfletuesin tuaj të videove, animacionet dhe lojërat.
  • Ato krijohen jashtë Firefox-it, nga kompani si Adobe Systems dhe Apple.

Pse duhet t’i përditësoj shtojcat e mia?

  • Shtojcat e vjetruara mund të shtojnë rreziqet për ju nga sulme malware, nga viruse dhe të tjera cenime të sigurisë. Mund të sjellin edhe ndërprerje që ndikojnë negativisht në shfletimin tuaj.
  • Shtojcat e përditësuara e mbajnë shfletuesin tuaj në punë rrjedhshëm dhe pa rreziqe.
  • Shtojcat jo gjithnjë përditësohen vetvetiu, ndaj lypset ndërhyrja juaj kohë pas kohe.

Si mund të më ndihmojë Firefox-i?

Në të ardhmen, shtojcat për ju do t’i përditësojë Firefox-i. Deri atëherë, duhet ta kontrolloni rregullisht këtë faqe dhe të përditësoni shtojcat tuaja, për ta mbajtur të parrezikuar Firefox-in tuaj.

Si ta shoh se cilat shtojca kam instaluar në Firefox-in tim?

Zbuluam vetvetiu shtojcat tuaja sa më sipër. Që të shihni krejt shtojcat që keni instaluar në Firefox, ndiqni këto hapa te shfletuesi juaj:

  1. Hapni menunë.
  2. Zgjidhni Shtesa.
  3. Klikoni skedën shtojca.

Si ta çaktivizoj një shtojcë?

Te Firefox-i për desktop:

  1. Hapni menunë.
  2. Zgjidhni Shtesa.
  3. Klikoni skedën shtojca.
  4. Klikoni mbi menunë hapmbyll në krah të shtojcës që dëshironi të çaktivizoni.
  5. Nga zgjedhjet e mundshme, përzgjidhni "Mos e Aktivizo Kurrë".

Kujdes: Çaktivizimi i një shtojce do të thotë se nuk do të jeni më në gjendje të bëni disa gjëra. Për shembull, nëse çaktivizoni Flash-in, s’do të jeni në gjendje të shihni videot në disa prej sajteve që transmetojnë video.

Mbrapsht te Kreu