Kalo te përmbajtja
    Vazhdo përpara për të hyrë në rezultatet e sugjeruara
    Përditësim për COVID-19
    Për të zbuluar mundësitë e anulimit dhe të rimbursimit, zgjidh një rezervim në faqen "Udhëtime". Rregullorja e rrethanave lehtësuese zbatohet vetëm për rezervime të caktuara. Nëse regjistrimi është pas datës 15 gusht, kthehu sërish këtu më 15 korrik 2020 për t'u njohur me përditësimet.

    Çfarë sugjerimesh për mbrojtjen u jepen hostëve të vendqëndrimeve?

    Të jesh host i një vendqëndrimi do të thotë të kesh përgjegjësi të caktuara. Ja disa burime për t'ju ndihmuar gjatë procesit.

    Ndërveproni me mençuri

    Gjithmonë paguani dhe komunikoni nëpërmjet Airbnb. Përdorni sistemin e shkëmbimit të mesazheve Airbnb për të njohur vizitorët dhe për të ndarë pritshmëritë mbi udhëtimin ose ambientin tuaj.

    Lexoni profilet dhe recensionet e vizitorëve të mundshëm dhe kontrolloni nëse ka numra telefoni të verifikuar, rrjete sociale të lidhura dhe referenca. Nëse vizitorët potencialë nuk kanë verifikime profili, mund t'u kërkoni të plotësojnë disa.

    Besojini intuitës: Nëse nuk ndjeheni rehat me një rezervim, mos e pranoni.

    Plotësoni Rregullat e Shtëpisë dhe Manualin e Shtëpisë

    Duke plotësuar Rregullat e Shtëpisë dhe Manualin e Shtëpisë i ndihmoni vizitorët të dinë çfarë të presin. Përfshini gjithçka që do të donit që njerëzit të dinë para se të prenotojnë, si për shembull nëse lejohet duhani (ose ku), nëse ka zona të caktuara që nuk mund t’i përdorin, fjalëkalimin e wifi apo nëse vizitorët duhet të heqin këpucët para se të hyjnë.

    Nëse në zonën tuaj ndodh një katastrofë dhe do të donit të ndihmonit duke pritur njerëz që kanë nevojë urgjente për strehim, mund ta publikoni hapësirën tuaj falas.

    Sigurohuni që të keni siguracion

    Programi Siguracion për mbrojtjen e hostit në Airbnb siguron një mbulim kryesor të detyrimeve për dëme deri në 1 000 000 dollarë për çdo rast kur një palë e tretë ngre pretendime për lëndime fizike ose dëmtim të pronës si pasojë e një qëndrimi me Airbnb.

    Mund të doni të bisedoni me kompaninë tuaj të siguracionit për të shtuar një nivel tjetër mbrojtjeje në siguracionin e qiramarrësit apo pronarit të shtëpisë.

    Caktoni kërkesat për listimin

    Mund t’u kërkoni vizitorëve të kryejnë verifikime të caktuara para se të prenotojnë, si p.sh. verifikimin e dokumentit të identifikimit.

    Nëse shtoni një kapar garancie në listim, kjo mund të shërbejë për t'ju mbrojtur në rast aksidenti, p.sh. nëse derdhet verë mbi një qilim.

    Lexoni artikujt e Airbnb për pritjen e përgjegjshme të vizitorëve

    Ne i inkurajojmë hostët t’i analizojnë me kujdes përgjegjësitë e tyre. Të presësh vizitorë të ofron eksperienca të pasura, por kërkon një nivel të caktuar angazhimi. Kemi hartuar artikuj për pritjen e përgjegjshme të vizitorëve që mund t'ju ndihmojnë të mësoni se çfarë duhet për t’u bërë host në rajonin tuaj.

    Mbani mend: Në situatë emergjence ose nëse rrezikohet siguria juaj personale, kontaktoni menjëherë policinë ose shërbimet lokale të urgjencës

    E morët ndihmën që ju duhej?