
Versioni Firefox Developer Edition dërgon vetvetiu të dhëna te Mozilla. Mësoni Më Tepër
Shfletuesi i vetëm i krijuar thjesht për zhvilluesit, Firefox Developer Edition u krijua me mënyrën tuaj të punës në mendje. Krijoni, testoni, përshkallëzoni, etj., gjithçka prej një vendi të vetëm, për herë të parë fare.
Mbikëqyreni dhe diagnostikojeni aplikacionin tuaj, në çfarëdo shfletues ose pajisje, me Valence-ën — një zgjerim i fuqishëm, i parainstaluar, që do ta gjeni vetëm në Firefox Developer Edition.
Trajtoni madhësi të ndryshme ekrani, përmes Mënyrës Dizajn Reagues, dhe përimtësoni fluturimthi CSS-në tuaj, me Përpunuesin e brendshëm të Stileve, për kodim me saktësi deri në shkallë pikseli.
Firefox Developer Edition ju sjell mjetet bazë të zhvilluesit, si dhe disa të reja, të fuqishme, që do të zgjerojnë aftësinë tuaj për të punuar nëpër shumë platforma prej një vendi të vetëm. Gjithçka me të cilën jeni mësuar, vetëm se më mirë. Dhe vetëm prej Firefox-it.
Përpunoni në rrugë pamore animacione CSS dhe HTML duke u marrë me faqen që nga paneli i Mbikëqyrësit. Verifikoni drejtimin, përmasat dhe trashësinë e kornizës për çdo element duke përdorur mjetet Vizore dhe Matje.
Mësoni më tepër mbi Mjetet Pamore të Përpunimit
Përdorni animacionin pamor dhe mjete përpunimi CSS-je te Developer Edition për të eksploruar thellësitë e oqeanit dhe për të ndërvepruar me krijesa nga më të çuditshmet.
Provoni DevTools Challenger
Mbikëqyrni shpejtësi kuadrosh video për lëndën tuaj, harxhim kujtese dhe profil JS, brenda një skene të stabilizuar rrjedhash kohore, si ndihmë për të identifikuar me lehtësi dhe diagnostikuar pengesa suksesshmërie.
Njihini më nga afër Mjetet e Suksesshmërisë
Shqyrtoni HTML-në dhe CSS-në e cilësdo faqe Web dhe modifikoni me lehtësi strukturën dhe skemën e një faqeje.
Mësoni më tepër mbi Mbikëqyrësin e Faqes
Vëzhgoni dhe ndërveproni aty për aty me API-n për Audio Web, për të siguruar që krejt nyjat audio janë lidhur ashtu si e prisni.
Mësoni më tepër mbi Përpunuesin Audio Web
Shihni të dhëna të regjistruara, që lidhen me një faqe Web dhe përdoreni Konsolën Web që të ndërveproni me faqet Web përmes përdorimit të JavaScript-it.
Mësoni më tepër mbi Konsolën Web
Ndiqni kod JavaScript dhe shqyrtoni ose modifikoni gjendjen e tij, si ndihmë në zbulimin e të metave.
Mësoni më tepër mbi Diagnostikuesin JavaScript
Shihni krejt kërkesat e rrjetit që bën shfletuesi juaj, sa zgjat dhe hollësi për secilën kërkesë.
Mësoni më tepër mbi Mbikëqyrësin e Rrjetit
Shihni dhe përpunoni stile CSS që lidhen me një faqe Web, krijoni të rinj dhe zbatoni mbi çfarëdo faqe fletëstile CSS ekzistues.
Mësoni më tepër mbi Përpunuesin e Stileve
Shihni se si do të duket sajti apo aplikacioni juaj në madhësi të ndryshme ekrani, pa ndryshuar madhësinë e dritares së shfletuesit tuaj.
Mësoni më tepër mbi Mënyrën Dizajn Reagues
Me këtë zgjerim të fuqishëm që vjen i parainstaluar në Firefox Developer Edition, zhvilloni dhe sendërtoni aplikacionet tuaj për një larmi shfletuesish dhe pajisjesh.
Mësoni më tepër mbi Valence-ën