Kalo te përmbajtja
    Vazhdo përpara për të hyrë në rezultatet e sugjeruara
    Kohë pritjeje më e gjatë se zakonisht për shkak të COVID-19
    Po marrim një numër shumë të madh kërkesash dhe për shkak të kufizimeve aktuale të udhëtimeve dhe të punës, të dekretuara nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritë anembanë botës, ekipet tona globale po operojnë me staf të reduktuar. Po punojmë fort për të mbajtur hapur të gjitha kanalet tona të asistencës, por ju lutemi, prisni vonesa në përgjigje. Nëse rezervimi është pas më shumë se 72 orësh, na kontaktoni më afër kohës së regjistrimit. Nëse doni të ndryshoni apo të anuloni një rezervim, mund ta bëni këtë nga faqja "Udhëtime" ose nga paneli i veprimeve të pritjes së vizitorëve.

    Si ta anuloj rezervimin e një vendqëndrimi?

    Shënim: Nëse ju duhet ta anuloni rezervimin për shkak të koronavirusit (COVID-19), lexoni artikullin për alternativat e anulimit.

    Si të anulosh

    Ju mund ta anuloni rezervimin në çdo kohë para ose gjatë udhëtimit. Për të anuluar një rezervim:

    1. Shkoni tek Udhëtime dhe gjeni udhëtimin që doni të anuloni
    2. Klikoni Shfaq detajet e udhëtimit
    3. Klikoni Ndrysho ose anulo

    Do të kaloni në një faqe të re ku mund të zgjidhni ta modifikoni ose ta anuloni rezervimin. Nëse zgjidhni Anulo, do të kaloni në procesin e anulimit, ku mund të zbuloni alternativat e disponueshme dhe shumën e rimbursimit, si dhe të kontrolloni anulimin para se ta dërgoni.

    Si funksionon

    Nëse anuloni, rimbursimi juaj përcaktohet nga rregullorja e anulimit të hostit. Përpara se të konfirmoni anulimin, do t'ju shfaqim zbërthimin e detajuar të rimbursimit. Airbnb i rimburson të gjitha tarifat e shërbimit në formën e një kuponi.

    Nëse rregullorja e anulimit nuk mundëson rimbursim të plotë në momentin e anulimit, do t'ju jepet mundësia t'ia kërkoni atë hostit, para se të finalizoni anulimin.

    E morët ndihmën që ju duhej?

    Hyni në llogari për asistencë të personalizuar

    Kërkoni ndihmë për rezervimet, llogarinë dhe më shumë.
    Regjistrohu